TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndryshe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, e cila prej 1 shtatorit ka vendosur në zbatim rregulloren e re që censuron median, Apeli i GJKKO nuk i është bashkuar këtyre kufizimeve, edhe pse të dyja gjykatat ndodhen në të njëjtën godinë.
Këtë të mërkurë, gazetarët janë lejuar të hyjnë në ambientet e Apelit me telefonat celularë, të cilët do të lejohen edhe gjatë seancave gjyqësore.
Shoqatat e gazetarëve e kanë kundërshtuar ashpër rregulloren e re të GJKKO-së, e cila sjell kufizime të forta për mediat, deri te ndalimi i përdorimit të telefonave dhe regjistruesve brenda në sallën e gjyqit.
Rregullorja e re është edhe nën ‘lupën’ e OSBE-së, e cila thotë se po e ndjek çështjen nga afër. Në një reagim për gazetaren Raziela Myslimaj, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thotë se është në komunikim me Gjykatën e Posaçme dhe po konsultohet edhe me palë të tjera të interesuara.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vijon ta ndjekë nga afër këtë çështje. Jemi në komunikim me Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe po konsultohemi edhe me palë të tjera të interesuara.
Do të vijojmë të angazhohemi në një dialog konstruktiv me të gjitha palët e përfshira për çështjet që janë aktualisht në vlerësimin dhe shqyrtimin tonë”, thuhet në reagimin e OSBE-së!