AKTUALITET, 2 September 2026, 10:59

VIDEO/ Mjeti lundrues u përfshi nga flakët në Ksamil, shpëtohen 4 turistët gjermanë

Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil ditën e sotme (2 shtator).

Në bord ndodheshin katër shtetas gjermanë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Katër shtetasit gjermanë janë evakuuar nga mjeti dhe janë transportuar me mjetin e Policisë drejt bregut. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndërhyrjen në kohë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar”, njoftoi sot policia!

Njoftimi

Ksamil/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.
Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.