AKTUALITET, 2 September 2026, 10:10

Aksidenti i rëndë/ ‘Benzi’ përplaset me 'Land Rover’ në Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë. Një i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin Vorë-Fushë-Krujë mbi urën e Gjolës. Një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një ‘Land Rover’ pas një parakalimi të gabuar.

Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që të dy drejtuesit të plagosen rëndë.

Paraprakisht dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë ndërsa po transportohej te spitali i Traumës në Tiranë.

Njëri prej tyre nga Korça është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë gjatë transportit, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Spitali i Traumës.

Edhe drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të rënda dhe po transportohet për ndihmë të specializuar mjekësore në Tiranë.