AKTUALITET, 2 September 2026, 11:51

Detaje/ Aksidenti tragjik në Vorë, kush është i riu 26 vjeçar që humbi jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë-Krujë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka humbur jetën ditën e sotme gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu. 

Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat, ai u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në afërsi të Vorës.

Aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar që solli përplasjen e dy mjeteve kokë më kokë, ndërsa edhe drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në spital në gjnedje të rëndë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”. Manovra dyshohet se ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in me të cilin udhëtonte 26-vjeçari.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit.

Xhesjon, ka qenë një nxënës ekselent dhe një i ri me pasion të madh për gazetarinë. Dashuria për këtë profesion e kishte shtyrë të ndiqte rrugën e informimit, të raportimit dhe të përcillte te publiku ngjarjet që ndodhnin çdo ditë.