TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka komentuar rritjen e çmimit të naftës, e cila ka arritur në 206 lekë për litër, duke thënë se rikthimi i Bordit të Transparencës është një çështje që i përket Ministrisë së Ekonomisë dhe do të vendoset nga Këshilli i Ministrave.
Malaj tha se në ditët e fundit ka pasur luhatje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa qetësimi i situatës në Lindjen e Mesme ka sjellë një rënie të çmimeve.
“Kjo është nën tagrin e Ministrisë së Ekonomisë. Rikthimi i Bordit të Transparencës apo jo është një vendimmarrje e Këshillit të Ministrave, me propozim që vjen nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ka pasur një kuhatje të çmimeve përgjatë 10 ditëve të fundit. Me qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme ka një rënie të çmimeve. Ky është një vlerësim që e bën Këshilli i Ministrave pas propozimit nga Ministria e Ekonomisë.
Nëse do të keni një rritje të çmimeve relativisht të gjatë, padiskutim që do të hyjë në fuqi edhe Bordi i Transparencës”, tha Malaj.