AKTUALITET, 28 July 2026, 11:58

Afati/ Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 mln euro

Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Kjo është shifra që bëri publike ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të rezultateve të gjashtëmujorit të parë të vitit.

Sipas Malajt, që nga nisja e procesit të rivlerësimit në shkurt të këtij viti janë arkëtuar 5 miliardë lekë, ose 50 milionë euro. Kjo shifër është pothuajse në të njëjtin nivel me procesin e fundit të rivlerësimit në vitin 2022, ndërsa pritet të rritet më tej deri në përfundimin e afatit më 31 dhjetor 2026.

“Të ardhurat e gjeneruara nga nisja ( shkurt 2026) e procesit të rivlerësimit, kapin shifrën 5 miliardë lekë (50 mil euro). Kjo shifër e arkëtuar deri tani është pothuajse e njëjtë me atë të procesit të fundit të rivlerësimit (në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara ishin 5.6 miliardë lekë). deri në fund të procesit që do të jetë 31 dhjetori 2026, të ardhurat nga ky proces do të jenë akoma më të larta”, tha Malaj.