AKTUALITET, 28 July 2026, 10:27

Tragjike/ 33 vjeçari nga Dibra ndërron jetë pas dy javësh në koma, shkoi për pushime në ishullin grek, u asfiksua në det

Komuniteti Shqiptar në Rethimno, Kretë, është tronditur nga një lajm tragjik, vdekja e të riut me origjinë nga Peshkopia, Roland Sala. 33 vjeçari shqiptar jetonte në Angli dhe kishte shkuar në ishullin e Kretës për të pushuar pranë familjarëve.

Fatkeqësisht, gjatë kohës që po bënte plazh, u përfshi nga dallgët e detit, duke pësuar asfiksi. Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Rethimnos, ku qëndroi për rreth dy javë nën kujdesin e mjekëve, duke luftuar për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, dje ai mbylli sytë përgjithmonë.

Sot, më 28 korrik në orën 18:00, trupi i Roland Salës do të niset nga Spitali i Rethimnos për udhëtimin e tij të fundit drejt Atdheut, ku do të prehet përgjithmonë.

Lajmi tragjik ka tronditur familjen dhe gjithë komunitetin shqiptar në qytetin e Rethimnos, në Kretë. Bashkatdhetarët atje janë organizuar për t'i dhënë lamtumirën e fundit Rolandit, në shenjë respekti, solidariteti dhe nderimi për një bir të kombit që u nda tragjikisht nga jeta.

"Komuniteti Shqiptar në Rethimno i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të rëndë. Lamtumirë, Roland Sala! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithë atyre që të njohën. I qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë", mbyllet njoftimi.