TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë në dukje se miqësia 104-vjeçare bazohet mbi vlera të përbashkëta, ndërsa kanë sjellë në vëmendje një simbol të veçantë që ruhet sot në korridoret e ambasadës: vulën zyrtare që daton që nga vitet 1930, e cila i mbijetoi diktaturës dhe viteve të izolimit falë guximit të një familjeje shqiptare.
Sipas njoftimit të ambasadës, pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939 dhe mbylljes së Legatës Amerikane, Loni Adami dhe bashkëshortja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur këtë vulë, duke e mbrojtur me besnikëri për më shumë se katër dekada.
“104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, të farkëtuara ndër breza. Prova varet sot në korridoret tona: vula e Ambasadës sonë, që daton që nga vitet 1930. Kur Legata Amerikane u mbyll pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939, Loni Adami dhe gruaja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur vulën, duke e mbrojtur atë për më shumë se 40 vjet. Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën më në fund, ata zbuluan vendin e saj të fshehtë në bodrumin e Kancelarisë – dhe po ajo vulë qëndron me ne sot. Një miqësi që historia nuk mundi ta prishte”, thuhet në postim.
104 years of U.S.-Albania friendship, built on shared values, forged across generations. ????
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) July 28, 2026
The proof hangs in our halls today: our Embassy seal, dating back to the 1930s. When the American Legation closed after Albania's 1939 invasion, Loni Adami and his wife, Andromaqi,… pic.twitter.com/N4CQDX8Akh