TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria zhvillon sot në Bruksel Konferencën IX Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim.
Agjencia për Media dhe Informim informoi se kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, udhëton sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.
Sipas agjendës, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian do të nisë në orën 19:00, ndërsa në orën 20:00 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Gjatë konferencës pritet të zyrtarizohet mbyllja e negociatave për tre kapituj: Kapitulli 25 – Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 31 – Marrëdhëniet me Jashtë.
Ky zhvillim përbën një tjetër hap të rëndësishëm në avancimin e procesit të integrimit europian dhe pasqyron progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.