TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kjo e martë shënon ditën e 45-të të protestës në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen deri në muajin shtator.
Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillojnë tubimin e radhës.
Një ditë më parë, organizatorët prezantuan kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Gjatë protestës së sotme është bërë gjithashtu thirrje që tubimi i 45-të të zhvendoset në Bruksel, ku po zhvillohet Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, në të cilën Shqipëria nis procesin e mbylljes së grup-kapitujve negociues për anëtarësim.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të vijojnë marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit.