TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, zhvilloi takimin e tij të parë me gazetarët, ku prezantoi bilancin e punës së institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026.
Gjatë konferencës, Braho u pyet edhe për ecurinë e hetimeve në dosjet e bujshme “Gërdeci” dhe “21 Janari”.
I pyetur se në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci” dhe nëse ka persona konkretë nën hetim, kreu i SPAK u shpreh:
“Është çështje në hetim, vazhdojmë hetimet. Nuk kam diçka tjetër për të ndarë. Janë kryer veprime brenda Shqipërisë dhe përmes letërporosive të ndryshme. Vazhdon të trajtohet si çështje.”
Ndërsa lidhur me dosjen “21 Janari”, Braho konfirmoi se ende nuk ka mbërritur përgjigjja e pritur nga autoritetet amerikane.
“Nuk ka ardhur ende ekspertiza nga SHBA”, deklaroi ai.
SPAK nuk dha detaje të tjera mbi afatet apo hapat e radhës në këto dy hetime, duke theksuar se procedurat janë ende në zhvillim.
Në çfarë faze ndodhen hetimet për 21 Janarin?
Klodian Braho: Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci”? A ka persona konkretë nën hetim?
Klodian Braho: Po, është një çështje që vijon të jetë nën hetim. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk kam diçka tjetër për të ndarë në këtë moment. Janë kryer veprime hetimore brenda Shqipërisë, si edhe përmes letërporosive të ndryshme. Çështja vazhdon të trajtohet dhe hetimet janë ende në zhvillim.