AKTUALITET, 30 July 2026, 13:04

Tiranë/ Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. S., 20 vjeç, dhe B. R., 34 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

Sipas Policisë, 20-vjeçari dyshohet se, gjatë përplasjes me kushëririn e tij, ka tentuar ta godasë me një armë artizanale në dukje luftarake. Ndërkohë, 34-vjeçari dyshohet se, para konfliktit, ishte përfshirë në një debat dhe kishte kanosur nënën e 20-vjeçarit.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu, të dy shtetasit u arrestuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.