TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënë e bir rrezikuan mbytjen në plazhin e Shëngjinit këtë të hënë. Ngjarja u regjistrua në zonën e “Ranës së Hedhun”, teksa nëna me djalin e saj të mitur, sapo ishin futur për t’u larë, kanë rrezikuar jetën.
Falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare dhe disa pushuesve, si dhe mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve nga emergjenca spitalore, është bërë e mundur shpëtimi i tyre, pasi kishin konsumuar shumë ujë.
Ata po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe parametrat jetësorë janë të qëndrueshëm.