AKTUALITET, 20 July 2026, 14:48

Peleshi komenton kërkesat e protestuesve dhe i kthehet Korreshit: Një pjesë dalin sepse ju shkelni etikën dhe u jepni shembull të keq fëmijëve

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi në një replikë me deputetin e PD, Saimir Korreshi ka komentuar protestën qytetare, e cila ka hyrë në ditën e 51.

 Ai tha se një pjesë kanë dalë në shesh edhe sepse opozita i jep të drejtën vetes të përdorë një fjalor jo të përshtatshëm dhe i japin shembull të keq brezit më të ri.

"Ka disa gjëra që shpjegohen me bostan, misra grurë dhe disa përtej. Një pjesë e atyre janë në shesh edhe sepse ju dëgjojnë ju sepse mendoni se mandatin ua kanë dhënë që të nxirni nga goja çfarë të doni, të shkelni etikën dhe t’u jepni shembullin më të keq fëmijëve të Republikës të Shqipërisë”, tha ai.