AKTUALITET, 20 July 2026, 15:07

Tensione në Kuvend, deputetët e PD mblidhen te foltorja dhe nuk lejojnë vijimin e seancës

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi opozita ka bllokuar foltoren gjatë momentit kur ishte parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Deputetët e opozitës kanë zbritur pranë foltores, duke penguar vijimin normal të seancës dhe duke kundërshtuar zhvillimin e procedurave parlamentare.

Për shkak të situatës së krijuar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë përkohësisht punimet dhe ka njoftuar një pushim 5-minutësh me qëllim qetësimin e situatës.

Debatet dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar gjatë gjithë seancës, ndërsa kjo është shoqëruar me tensione edhe jashtë sallës së Kuvendit, ku qytetarë po zhvillojnë protestë përpara godinës së Parlamentit.