TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka identifikuar 32 persona të dyshuar për përfshirje në incidentet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku ndaj efektivëve u hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike.
Sipas Policisë, në pranga janë vënë në flagrancë O. P., 41 vjeç, dhe A. I., 44 vjeçe. Ata akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Ndërkohë, 30 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Gjatë kontrollit ndaj të arrestuarës A. I., policia sekuestroi disa kapsolla piroteknike, të cilat ajo i mbante në një qese plastike.
Policia bën me dije se gjatë protestës u plagosën gjashtë punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.