AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 13:05

Policia hyn me forcë në banesë, shoqëron të zonjën e shtëpisë. Rrëzohet në tokë me forcë, nis shembja

Policia hyn me forcë në banesë, shoqëron të zonjën

Ka nisur shembja e banesës së Bajram Nelës në zonën e Laprakës në Tiranë, për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

Policia ka hyrë me forcë në banesë dhe ka nxjerrë prej andej familjarët që ishin ngujuar pak minuta më parë.

Me forcë është tentuar të shoqërohet dhe e zonja e shtëpisë, e cila në një moment është rrëzuar në tokë.