TEJ E KETEJ, 20 Dhjetor 2020, 17:56

Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri: Adolf Hitleri urdhëroi që pyjet e ahut në Pukë të mos priten kurrë!

Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri: Adolf Hitleri urdhëroi që pyjet e ahut


Në ditët që koronavirusi anglez, po përhapet me shpejtësi skëterrë, 70% më shpejt se koronavirusi mbarë botëror, është pikërisht kryetari i Akademisë së Shkencave alternative "Rrënjët Tona", Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri, që ka rritur tej mase dhënien e mendjes për mbarë popullin shqiptar ,në këtë prag festash.

Gjashtë orë më parë, ai ka bërë një zbulim, historiko-ambiental, me personazh kryesor, as më shumë dhe as më pak, por një nga njerëzit më të tmerrshëm të botës, Adolf Hitlerin.

Sazani ynë shpjegon në këtë status, se Adolf Hitleri, ka urdhëruar, që pyjet e ahut dhe të pishës, në Shqipëri dhe kryesisht në Pukë, të mos priten kurrë!

- Pisha e ahe ka edhe Suedia, por 1000 ha atje jane sa 1 ha ketu, fotosinteza atje nuk eshte njesoj me kete ketu, etj etj. Ndaj, Hitleri, qe kush qe, por pyjet e ahut ne Shqiperi urdheroi mos i pre! - shpjegon Sazani historinë e 80 viteve më parë, ashtu siç i mbin në kokë.

-Prerja e pyjeve të Pukës, është edhe arsyeja, - vijon Sazani ynë - që është çarë shtresa në Polin e Veriut, jo vetëm për faktin se shtresa atje është më e hollë se kudo, etj, etj.

PS. Për t'u sqaruar më gjerë dhe më thellë, jo vetëm për urdhërin e Hitlerit, por edhe për ujin e maleve shqiptare, sidomos të Pukës dhe të Radikës, i cili sipas Sazanit është i kuotuar edhe në bursë dhe kur del nga shkëmbi, bëhet fare i lehtë, sepse mbushet plot me O3, ju lutemi lexojini të gjitha këto më poshtë!

/TPZ.al/ Tej e Këtej/

Sazan Guri

Per ata qe kane qejf te kundershtojne edhe diellin kur e shohin, zaten se e pranojne; 

Ndaj ai kozmonauti i binte te zgjidhte vendin me ozon ne raport perfekt qe i ben mire shendetit, sepse jo kudo ozoni eshte i tille. Jo me kot theksoja lartesine, gjeresine gjeografike, ahun, pishen, se ozoni mbi Beograd e lart dhe nen Krete e poshte nuk eshte njesoj, ka raporte (mol per m3 ajer) qe nuk e kenaqin shendetin. Pisha e ahe ka edhe Suedia, por 1000 ha atje jane sa 1 ha ketu, fotosinteza atje nuk eshte njesoj me kete ketu, etj etj. Ndaj, Hitleri, qe kush qe, por pyjet e ahut ne shqiperi urdheroi mos i pre! Ndaj, cahet shtresa ne polin e veriut se shtresa mbrojtese eshte me e holle se kudo, etj etj. Ai qe nuk beson, ja ku eshte Puka, Hanet e P.Lacej, eshte e shkruajtur ne fletoren e pershtypjeve, por nuk eshte vetem ky fakt, eshte vete fakti per sa me siper. Ndaj, dhe uji i maleve shqiptare si ai i Pukes, i Radikes kuotohet 2 USD ne Burse, se kur del nga shkembi merr O3 dhe eshte i lehte, ndaj dhe Birra Puka eshte me e mire se kudo, perjashto ndonje problem teknologjie, qe dtth, ne keto zona mund te hapen spitale europiane shendetesore dhe jo Hece.....etj., etj. me respekt edhe per ata qe kundershtojne se na shtyn te shpjegojme....SG