AKTUALITET, 28 August 2026, 11:40

Pritet ekstradimi/ Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari norvegjez në Durrës

Një 28-vjeçar norvegjez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arr

estuar provizorisht në zonën e “Plepat” në Durrës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze.

 Policia bën me dije se operacioni “Fast” u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe nëpërmjet koordinimit me Interpol Tiranën.

I arrestuari, Sebastian Templet, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore norvegjeze kishin lëshuar në prill 2026 një urdhër arresti ndaj tij për kanosje dhe prishje të qetësisë publike.

Ndërkohë, 28-vjeçari rezulton i kërkuar edhe nga drejtësia shqiptare. Në maj 2026, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe autoritetet norvegjeze kanë nisur procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Norvegjisë.