TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjedi për një familje në Bulqizë, pasi vajza e tyre vetëm shtatë vjeçe u nda nga jeta kur rrjedha e lumit mori katër fëmijë dhe mbyti një prej tyre.
Marisa D., 7 vjeçe u gjet e pajetë pak minuta më parë pas kërkimeve të ethshme për gjetjen e saj. Kështu, është gjetur trupi i pajetë i vajzës rreth 7 vjeç, e cila dyshohej se ishte mbytur një ditë më parë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës.
Pesë persona, xhaxhai dhe katër nipa e mbesa, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, kur dyshohet se niveli i ujit është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e lumit i ka marrë.
Familjarët njoftuan Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, pas rreth 4 orësh kërkime, bënë të mundur shpëtimin e katër personave.
Ndërkohë, vijuan kërkimet për fëmijën e mbetur, trupi i të cilit është gjetur tashmë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lumin Drin, në zonën e Gjoricës së Bulqizës.