TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë një fëmijë 12-vjeçar ka ndërruar jetë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur pranë fshatit Fishtë, ku një automjet ka përplasur një monopatinë me të cilën po lëvizte 12-vjeçari.
Pas përplasjes makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë.
Automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.