AKTUALITET, 28 August 2026, 10:05

Detaje/ Gjendet bombë artizanale në Durrës, dyshohet se ra nga një makinë në lëvizje! Mbërrijnë forcat xheniere

Banorët e lagjes nr. 4 në Durrës kanë njoftuar policinë për një bombë artizanale, e cila është gjetur në rrugë, pranë disa automjeteve të parkuara.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke krijuar një perimetër sigurie.

Paraprakisht dyshuar se është bombë e telekomanduar, e cila mund të ketë rënë nga ndonjë makinë në lëvizje. 

Kanë mbërritur forcat xheniere të cilat pritet të kryejnë shpërthim të kontrolluar.

Ngjarja është në zhvillim dhe priten detaje të reja nga autoritetet.