SPORT, 26 Janar 2020, 21:44

Postimi i fundit në rrjetet sociale ishte me Lebron James, mbarë bota shpreh ngushëllimet në faqen e Kobe Bryant

Postimi i fundit në rrjetet sociale ishte me Lebron James, mbarë bota

Postimi i fundit i legjendës Kobe Bryant në rrjetet sociale është një foto e tij me LeBron James. Mijëra sportdashës (dhe jo vetëm) nga e gjithë bota janë pikëlluar nga lajmi që legjenda e basketbollit sot ka ndërruar jetë dhe ende nuk iu besojnë syve, kur lexojnë lajme për aksidentin e tij me helikopterin privat. Komentet në atë foto të fundit nuk reshtin. Kjo e diel duhej të mbyllej me ndonjë emision “show” në televizion, pranë familjeve tona dhe duke menduar për nisjen e vrullshme të javës që po vjen, por jo. Fatkeqësisht, java po mbyllet me një lajm shumë të rëndë, të cilin nuk do ta ketë askush të lehtë ta pranojë. “Kobe, ti je arsyeja pse shoh basketboll. Ndihem jashtëzakonisht keq për aksidentin tënd. U prehsh në paqe!”, shkruan një fanse e ish-basketbollistit të famshëm. “Ngushëllime familjarëve! Uroj që lajmet e fundit që po lexoj të mos jenë të vërteta”, shkruan një tjetër fans i tij, duke iu referuar faktit se në ABC News (Amerikë) raportohet se në helikopter kanë qenë edhe vajzat e Bryant
 
View this post on Instagram
 

On to #2 @kingjames! Keep growing the game and charting the path for the next. ??

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant) on