AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 13:04

Tension tek Unaza/ Banorët nxirren me forcë nga banesat, klithma rrënqethëse nga familjarët

Tension tek Unaza/ Banorët nxirren me forcë nga banesat, klithma

Situatë e tensionuar pranë rreth rrotullimit të Doganës në Tiranë. Në kuadër të prishjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe do të prishet dhe një banesë 2 katëshe. Familjarët janë nxjerrë me dhunë nga banesa dhe menjëherë fadromat kanë nisur prishjen e shtëpisë.

Deputetë të Partisë Demokratike kanë qenë të pranishëm, por nuk kanë mundur të ndalin prishjen e banesës. Klithmat rrënqethëse të familjarëve shoqëronin aksionin e shembjes së banesës.

/TPZ.AL/