AKTUALITET, 7 Shkurt 2018, 15:48

Pesë betejat e Armand Dukës për President të FSHF-së

Pesë betejat e Armand Dukës për President të FSHF-së
Armand Duka është prej vitit 2002 në krye të institucionit drejtues të lojës më të dashur të futbollit, ndërsa sot ai fitoi mandatin e pestë të tij si President i FSHF-së, që i siguroi drejtimin e institucionit futbollistik deri në vitin 2022. TPZ.AL sjell në specialen e tij të pesë betejat e Dukës me kundërshtarët e tij në pesë zgjedhjet zhvilluar për president, përkatësisht në vitet 2002, 2006, 2010, 2014 dhe 2018. Interesant është fakti, se dy herë janë dashur të zhvillohen raundet e dyta të votimeve, në asambletë e viteve 2002 dhe 2018, si dhe një herë Armand Duka ka qenë kandidat i vetëm, në 2014. Në pesë Asambletë Zgjedhore për President të FSHF-së, Duka ka fituar ndaj kundërshtarëve të tillë si Mehdi Bushati (2002), Edmond Haxhia, Salvador Kaçaj (të dy në 2004), Refik Halili, Rudi Vata (të dy në 2010) dhe Bashkim Fino (2018).

Ja të gjitha detajet e Asmableve zgjedhore dhe rezultatet.

2002 – Kandidatët: Armand Duka, Mehdi Bushati

Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në Asamblenë e vitit 2002, kur konkurroi përballë Mehdi Bushatit. Fitoi me balotazh në raundin e dytë zgjedhor. President u zgjodh Armand Duka.

2006 – Kandidatët: Armand Duka, Salvador Kaçaj, Edmond Haxhiaj

Triumfi në zgjedhje përballë Salvador Kaçajt dhe Edmond Haxhiajt i siguroi 4 vite të tjera në drejtimin e futbollit shqiptar. Duka mori  51 vota; Edmond Haxhiaj 16 dhe Salvador Kacaj, 1 votë. President u zgjodh Armand Duka.

2010 – Kandidatët: Armand Duka, Refik Halili, Rudi Vata

Duka u rizgjodh nga Asambleja e FSHF-së për herë të tretë duke triumfuar në raundin e parë përballë Refik Halilit dhe Rudi Vatës. Armand Duka mori 49 vota nga 65 të mundshmet, Refik Halili mori 15 vota dhe Rudi Vata, 1 votë. President u zgjodh Armand Duka.

2014 – Kandidati: Armand Duka (i vetëm)

Duka ishte kandidat i vetëm në këto zgjedhje, duke siguruar një triumf të plotë. 64-0 rezultati.

2018 – Kandidatët: Armand Duka, Bashkim Fino, Shpëtim Hala

U desh votimi në raundin e dytë në zgjedhjet e 7 shkurtit 2018 për të përcaktuar fituesin. Në raundin e parë, asnjëri prej tre kandidatëve nuk mori 2/3 e votave të 65 delegatëve më të drejtë vote. Duka mori 39, Fino 22, ndërsa Hala asnjë. Në raundin e dytë, Duka mori 38 vota, Fino 2. President u zgjodh Armand Duka. /TPZ.AL/