AKTUALITET, 7 Shkurt 2018, 13:25

Fjalët e para të Dukës si President i FSHF-së, ja premtimi që bën

Fjalët e para të Dukës si President i FSHF-së, ja premtimi
I lumtur dhe mes shumë emocioneve, presidenti i ri i FSHF-së ka mbajtur fjalën e parë si kreu i ri i zgjedhur.

“Jam i lumtur dhe emocionuar, jo për faktin se do jem presidenti, por për besueshmërinë dhe ndjej obligimin e madh se nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Asambleja u zhvillua brenda standardeve, dëshmon se ne jemi një organizatë me standarde të lartë brenda shoqerisë, ju garantoj të gjithëve se ato që janë diskutuar në këto muaj para zgjedhor do të jenë pjese e diskutimit, doi i korrigjojmë dhe do bëjmë më të mirën. Falënderoj shumë kandidatët, të ftuarit. Ju premtoj se përkushtimi im do të jetë akoma më i madh, më ka dhënë shumë mësime kjo asamble”- tha Duka