AKTUALITET, 7 Shkurt 2018, 15:05

Shfaqet sëmundja e turbekulozit tek lopët në Durrës, deri tani asnjë reagim zyrtar

Shfaqet sëmundja e turbekulozit tek lopët në Durrës, deri

Në zonën e Durrësit  janë zbuluar 3 lopë të diagnostikuara me turbekuloz. Ato janë kapur në një therrtore. Një fermë në Shijak është vendosur në karantinë.

Për lopët me TBC nuk ka asnjë reagim nga  Ministria e Bujqësisë; ato janë konstatuar nga Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore Veterinare. Po kështu ka  dyshime se lopë me turbekuloz  mund të ketë në zonë  e Fushë-Krujës dhe Shkodrës, shkruan faxnews. Kjo është një sëmundje e rëndë për njerëzit nëse ata konsumojnë mishin ose qumshtin e këtyre kafshëve të sëmura.