TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krimi i organizuar në Elbasan ka arritur të futet edhe në jetën publike. Kështu u shpreh kryeprokurorja Arta Marku, gjatë analizës së punës së prokurorisë, e cila më pas tha se grupet kriminale kanë arritur të investojnë kudo.
Ajo kërkoi më shumë efektivitet si dhe një bashkëpunim më të mirë me policinë.
“Prokurorët në bashkëpunim me Policinë e Shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me çeshtjet e pezulluara, të identifikojnë pikat e dobëta të tyre, veprimet që mund të çojnë në identifikimin e autorëve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të autorëve.
Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezente në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike”, tha Marku./TPZ.AL