TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Shpeh indinjatën time të thellë, - tha Duka sot, nga vendi ku ndodheshin urat deri dje, - të zhdukjes së dy urave të rëndësishme të periudhës osmane, si ura e Oshtovës në zonën e Libohovës, një urë e periudhës osmane e përdoshme edhe sot dhe tjetra, ura e Orgockës e zonës së Korçës. Këto ura janë të trashëguara nga 200-300 vjet më parë dhe janë ruajtur, ndërsa brenda dy ditësh zhduken jo vetëm nga harta e monumenteve të kulturës por dhe nga harta e gjeografisë së Shqipërisë. Sado premtime të bëhen se do rindërtohen, ato nuk mund të bëhen siç ishin, janë ura unikale. Banorët kanë kohë që kanë trokitur në derën e Ministres së Kulturës, por përgjigjet e saj kanë qënë arrogante dhe qeveria Rama nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur për t’i mbrojtur.
Kam pasur fatin që të vizitoj ura të tilla në vende të tjera të Ballkanit që i ruajnë me fanatizëm dhe shpenzojnë dyfishin e fondeve për t’i mbrojtur dhe jam këtu për të dënuar papërgjegjëshmërinë e qeverisë Rama për këtë që i shkaktuar vendit."