TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armand Duka siguroi një tjetër mandat në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas votimit në raundin e dytë në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.
Armand Duka mori në raundin e dytë 38 vota, ndërsa rivali i tij, deputeti socialist Bashkim Fino 24 vota.
Tre vota u shpallën të pavlefshme.
Duka është zgjedhur për herë të parë president i FSHF-s në vitin 2002, për ta përsëritur më pas në 2006, 2010, 2014 dhe tani 2018.
Ky është mandati i pestë i Dukës.
RAUNDI I PARË
Nga votimi i 65 delegatëve, 39 vota kanë shkuar për Armand Dukën dhe 22 për Bashkim Finon, ndërsa 4 vota janë të pavlefshme. Ndërsa kandidati i tretë, Shpëtim Hala nuk ka marrë asnjë votë. Duka dhe Fino shkojnë në raundin e dytë, ku fituesi zgjidhet me shumicë të thjeshtë 50+1, ose 33 vota.
/TPZ.AL/
[gallery ids="66855,66856,66659,66675,66671,66663,66660,66657,66647,66645,66640,66634,66628,66627,66626,66625,66624,66623,66622,66614"]