TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa mbajti fjalën e saj para prokurorëve të Elbasanit, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku, u kujtoi atyre se qënia e pavarur në punën që kryejnë, nuk u lë të drejtë të jenë të pavaruar nga ligji.
“Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji”, është shprehur Marku .
Më tej ajo i ka kërkuar trupës së akuzës së këtij qytetit, të hetojnë grupet kriminale.
“Duhet te hetohen ne nje menyre me efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedente kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Arta Marku.
Dihet që Elbasani ka pasur përplasje të shumta mes grupeve kriminale dhe jo vetëm. Këto grupe kanë guxuar të provokojnë edhe policinë./TPZ.AL