TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër qytetarë nga Kosova. Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave.