AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 11:17

Panucci paralajmëron rivalët e grupit/ Do të bëjmë diçka të jashtëzakonshme

Panucci paralajmëron rivalët e grupit/ Do të bëjmë

Christian Panucci zbuloi ndjenjat e tij, pas hedhjes së shortit të fazës kualifikuese të “Euro 2020”, ku Shqipëria që drejton ra në një grup me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Natyrisht, duke pasur kundërshtar kampionët e botës, kuqezinjtë vendosen para njëlloj prestigji, por vështirësia është e madhe.

Kjo pranohet edhe nga Panucci, i cili duke folur për “L’Equipe”, nënvizoi: “Për ne, do të jetë e vështirë të përballemi me kombëtaren franceze, kampione e botës. Franca është favorite i grupit, ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës për vendin e dytë.

Do të jetë e vështirë, por do të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta mbyllim të dytët. Jam i lumtur të takoj Didier Deschamps (ish-trajnerin e tij te Monaco), ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Francën. Didier është një trajner i nivelit të lartë”.