AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 10:50

Deklarata e Prokurorit të Antimafias Italiane, Braimllari: Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër të Edi Ramës

Deklarata e Prokurorit të Antimafias Italiane, Braimllari: Mafia shqiptare

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratës së Prokurorit të Antimafias Italiane lidhur me fuqizimin e mafias shqiptare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braimllari shkruan se kryeministri Edi Rama e ka kthyer vendin në trafikun e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta.

Më tej deputeti i LSI-së, denoncon se mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik të Edi Ramës.

Postimi:

Deklarata e Prokurorit të Antimafias Italiane mbi fuqizimin e mafias shqiptare vërteton atë çka ne kemi thënë prej kohësh. Edi Rama e ka kthyer vendin në trafikun e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta.

Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik të Edi Ramës.

Edi Rama përkrahu dhe frymëzoi grupet kriminale në vend duke i fuqizuar dhe forcuar jo vetëm nga ana monetare por dhe duke i siguruar suportin shtetëror. Kemi denoncuar prej kohës trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, fuqizimin e grupeve kriminale me suportin e drejtpërdrejt të Edi Ramës.

Radarët të cilët monitoronin vijën bregdetare fikeshin dhe ndizeshin nga grupet kriminale me urdhër politik të Edi Ramës. Kapërcimi i sigurisë së kufijve nga grupet kriminale bëhet me urdhër të Edi Ramës i cili vendosi ish- Ministrin e tij të Brendshëm dhe gjithë Policinë e Shtetit në funksion të organizatave kriminale në vend.

Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik dhe bosi që drejton trafikun është vetë Edi Rama. TPZ.AL