TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë qenë të shumta lajmet e ardhura nga Buenos Aires i Argjentinës, për shkak se atje u mbajt këto ditë Samiti i G20-ës ku takuan liderët e vendeve më të fuqishme të botës.
Ndër ta ishte edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili më shumë se një herë ka dhuruar pamje mbresëlënëse duke filluar nga shtrëngimi i veçantë i duarve me princin e Arabisë Saudite dhe më pas me pamjet e udhëtimit të tij me “bunkerin e vërtetë mbi rrota”, siç e cituan edhe mediat lokale në Argjentinë.
Autokolona ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e blerësve ndërkombëtarë të cilët nuk e kanë fshehur dëshirën për të hipur dhe përjetuar komoditetin e një limuzine të tillë.
Mësohet se automjeti është krijuar sipas kërkesave të vetë presidentit rus, e cila siguron një komoditet shumë të madh.
Vladimir Putin u tha kureshtarëve në samitin e G20-ës se, – “është një makinë vërtetë e mirë dhe shumë e rehatshme. Më pëlqen. Këtë nuk e them vetëm unë. Disa nga miqtë tanë arabë e pëlqejnë shumë dhe kanë thënë se duan ta blejnë këtë makinë për vete.”