TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 17-vjeçar shqiptar është i arrestuari i dytë për vrasjen e një punonjësi poste 25 vjeç në Agrigento.
Adoleshenti akuzohet për bashkëpunim në vrasje me dashje. Prillin e kaluar, në parkingun e zonës Cattaneo, pranë qendrës historike të Pavias, Gabriele Vaccaro u godit me thikë në fyt, pas një konflikti banal për një picë për ta marrë me vete. Pas vrasjes, policia ndaloi menjëherë një 16-vjeçar, i akuzuar se ishte shkaktari i goditjeve me thikë që i kushtuan jetën 25-vjeçarit sicilian.
Gjithashtu, ishin denoncuar edhe katër të rinj të tjerë që ndodheshin në shoqërinë e të miturit të ndaluar.
17-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të përfshirë në sulm. Gjatë përleshjes së asaj nate, e ka mbrojtur me trupin e tij autorin, përpara se të arratisej së bashku me të. Më pas, ai dyshohet se i ka dhënë rrobat e veta, me qëllim që ta ndihmonte të shmangte kontrollet e forcave të rendit.
17-vjeçari është transferuar në Institutin Penal për të Mitur Cesare Beçaria në Milano. Hetimet dhe vlerësimet mbi rolin e të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje vijojnë. Të gjithë të tjerët janë tashmë në moshë madhore.