AKTUALITET, 29 July 2026, 13:04

Operacioni/ Kapet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të një faze tjetër të operacionit ndërkombëtar “Fast”. Në pranga ra i L.Biba, i cili kërkohej nga drejtësia italiane si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjykata e Breshias kishte nxjerrë ndaj 23-vjeçarit një urdhër arresti në mars 2026, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”. Tani, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali. 

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “Fast”. Operacioni, nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Kapet në Durrës, pjesëtari i një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, konkretizuar nëpërmjet shkëmbimit intensiv të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi L. B., 23 vjeç.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike", sipas parashikimeve të Kodit Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali"