TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një qytetar është ndaluar nga policia pasi protestoi pranë automjetit të kryeministrit Edi Rama, pak para daljes së kreut të qeverisë nga godina e Kryeministrisë.
Sipas pamjeve të publikuara, qytetari, pjesë e tubimit të protestuesve, shihet pranë makinës së kryeministrit duke protestuar, ndërsa më pas është shoqëruar nga efektivët e policisë.
Protestues të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes, deklaruan se personi në fjalë është futur me forcë në automjetin e policisë pas ndalimit.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia lidhur me shoqërimin e qytetarit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.