TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri i turistëve nga disa prej vendeve kryesore që vizitojnë Shqipërinë ka shënuar rënie gjatë muajit qershor, sipas të dhënave më të fundit zyrtare. Tendenca është vërejtur veçanërisht te vizitorët nga vendet e rajonit, por edhe nga disa shtete të tjera.
Pesë shtete shënuan rënien më të madhe të numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë muajit qershor, ndërsa tre prej tyre janë vende të rajonit.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, në total vendi regjistroi 96,852 vizitorë më pak nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania dhe Turqia, krahasuar me të njëjtën periudhë.
-Kosova: 51,190 vizitorë më pak
-Maqedonia: 15,223 vizitorë më pak
-Gjermania: 13,165 vizitorë më pak
-Turqia: 11,062 vizitorë më pak
-Mali i Zi: 6,212 vizitorë më pak
Gonxhja shkruan se klima e krijuar nga protestat ka përcjellë pasiguri duke ndikuar te vizitorët. Thirrja e tij mbetet mbrojtja e turizmit nga axhendat stabilizuese e konfliktuale.
“Në një sektor si turizmi, perceptimi i sigurisë, normalitetit dhe stabilitetit është vendimtar. Klima e krijuar nga protestat, tensioni publik dhe imazhi negativ i përcjellë në tregjet e huaja kanë rritur pasigurinë dhe kanë ndikuar në vendimmarrjen e vizitorëve, grupeve turistike dhe partnerëve ndërkombëtarë. Sinjalizimet nga operatorët turistikë, hotelierët dhe agjencitë e udhëtimit konfirmojnë shqetësimet për ngadalësimin e rezervimeve, anulimet dhe hezitimin nga tregjet e huaja”, shkruan Gonxhja.