AKTUALITET, 18 August 2026, 09:35

Operacioni/ Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve! Po tentonte të kalonte kufirin në Qafë Thanë

Policia e Tiranës dhe Komisariati nr. 5 kanë arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri në argjendarinë në Paskuqan. Në pranga ka rënë A.Kalsi.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është arrestuar në Qafë Thanë teksa po mundohej të largohej nga vendi. Në momentin që ai ka tentuar të kalojë kufirin, Kalsi ështe arrestuar menjëherë nga blutë.

Në fakt, policia prej disa ditësh e kishte identifikuar të riun si autor i ngjarjes, por nuk e kishte arrestuar pasi e kishin ndjekur dhe përgjuar në mënyrë që të arrestojnë dhe autorin e dytë, për të cilin po punohet për identifikimin e tij.