TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan në Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël, ndërsa në autoambulancë nuk kishte pacientë.
Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet.
Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.