SPORT, 9 Gusht 2021, 17:58

Odise Roshi bashkohet me Gentian Selmanin dhe Bregun në Ligën e parë të Turqisë

Turqia, toka e premtuar për futbollistët shqiptarë, madje dhe për ata të konfirmuar në arenën ndërkombëtare. Odise Roshi është i fundit që transferohet futbollin turk, pas një përvojë pesëvjeçare tek Akhmat Grozny në kampionatin rus.

30-vjeçari ka firmosur për Bolusporin, në Ligën e Parë turke, kontratë njëvjeçare me të drejtën e rinovimit edhe një sezon tjetër. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, portieri Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.

Në njoftimin e klubit turk I mëshohet faktit që Roshi ka luajtur në 20 ndeshje të Bundesligës, kur ishte pjesë e Kolnit, si dhe kontributit të tij me 59 ndeshje dhe 5 gola në përfaqësuesen kuqezi.