SPORT, 8 Gusht 2021, 21:18

Maignan i pret penalltinë uellsianit Bale, barazim i thatë mes Realit dhe Milanit

Maignan i pret penalltinë uellsianit Bale, barazim i thatë mes Realit

Reali i Madridit dhe Milani barazuan pa gola në “Wörthersee Stadium” të Klagenfurtit, në Austri, në miqësoren e luksit e vlefshme për “AthletesVersus Cup”.

Takimi, pavarësisht se nuk nxori fitues, ofroi emocione në një stadium të mbushur me tifozë, që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, madje gjatë dhe në fund të sfidës shumë tifozë u shpëtuan vëmendjes së forcave të sigurisë, duke pushtuar fushën e blertë.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, momenti kulminant ishte ai i minutës së 39-të, kur Gareth Bale nuk mundi të mposhti portierin e ri të “Djallit”, Maignan, nga pika e bardhë e penalltisë. Pa fat Theo Hernandez i Milanit dhe Modric i Realit, të cilët u ndalën respektivisht nga shtylla dhe traversa në tentativat e tyre.

Ndryshime të shumta nga të dy trajnerët, Ancelotti dhe Pioli gjatë pjesës së dytë, por sërish rezultati mbeti i pandryshuar.