SPORT, 9 Gusht 2021, 09:03

“I paharrueshëm”, Barcelona nuk ndalet dot lehtë nga Leo Messi

“I paharrueshëm”, Barcelona nuk ndalet dot lehtë nga Leo
Driblime, gola, asiste, shumë trofe e shumë emocione. Tifozët e Barcelonës i kanë provuar të gjitha gjatë 20 viteve të fundit. Kanë provuar jo vetëm emocionet e fitoreve që me Leo Messin në fushë ishin më të lehta, kanë provuar edhe humbjet. Tani kanë humbur vetë Leon, i cili një ditë do të rikthehet sërish në Katalonjë. Se si, duhet pritur të zbulohet. Te Barcelona e kanë të qartë dhe videon e fundit e kanë publikuar me mbishkrimin që flet vetë: “I paharrueshëm”.