TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
3-0 i pësuar ndaj Barcelonës ishte disfata e parë sezonale për Juven, pas miqësoreve të fituara me Cesena-n dhe Monza-n, por Massimiliano Allegri qetëson tifozët, pasi është besimplotë te projekti që ka nisur.
“Barcelona ishte më para me përgatitjet, ka zhvilluar më shumë ndeshje, por unë jam i kënaqur, natyrisht përveç rezultatit. Gjuajtëm shumë portën, krijuam raste të ndryshme, por pësuam edhe gola të evitueshëm. E rëndësishme është gjithsesi që të jemi gati në datën 22 gusht për debutimin në kampionat kundër Udineses”.
Natyrshëm që në prag të sezonit ë ri, një vëmendje të veçantë meritojnë dy yjet e skuadrës, Cristiano Ronaldo dhe Dybala , me Allegrin që jep edhe të rejat në lidhje me dy futbollistët kryesorë të sulmit.
“Cristiano bëri një ndeshje të mirë, po stërvitet shumë mirë. Është vënë në dispozicion të skuadrës, tani gjatë javës do të jetë edhe Dybala, që të martën rikthehet përfundimisht me grupin, të shtunën do të jetë në dispozicion për testin me Atalantën dhe besoj se do të luajë një pjesë të ndeshjes”.
E rëndësishme tema e merkatos, me Juventusin që ka siguruar premtimin brazilian Kaio Jorge, teksa është gjithnjë e më pranë Pjanic.
“Kaio Jorge është një djalosh i ri, me cilësi të mira por të mos fillojmë t’i ngarkojmë shumë përgjegjësi. Të rinjtë kanë nevojë të rriten, të gabojnë dhe të mbështeten nga pjesa tjetër e skuadrës. Pjanic? Nuk është se po pres një mesfushor. Klubi bën merkaton, bashkë bëjmë vlerësimet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. E rëndësishme është që skuadra po punon, pastaj nuk e di nëse vijnë dy mesfushorë apo 3 mbrojtës. Ramsey bëri mirë para mbrojtjes. Bernardeschi ka hyrë me këmbën e duhur, kemi të gjitha kushtet për të bërë një sezon të mirë”.
Në fund edhe një vlerësim për Interin, që pasi fitoi titullin po rrezikon të humbasë lojtarë të rëndësishëm, me në krye Lukakun.
“Interi fitoi kampionatin, dhe niset si skuadra favorite. Në datën 21 e nisim të gjithë me zero pikë dhe duhen bërë 90 për të fituar”.