SPORT, 9 Gusht 2021, 11:20

Chelsea e ka grumbulluar për Superkupën Evropiane, Armando Broja më pas në huazim te Southampton

Chelsea e ka grumbulluar për Superkupën Evropiane, Armando Broja

Armando Broja do të huazohet te skuadra e Southampton në Premier League.

Sipas “The Sun”, bardhekuqtë kanë arritur akordin paraprak me blutë e Londrës, për transferimin e sulmuesit shqiptar në formë huazimi.

19-vjeçari pritet ta kompletojë huazimin te Southampton gjatë kësaj jave, pas finales së Superkupës së Evropës, ku është grumbulluar nga trajneri Thomas Tuchel.

Drejtuesit e Chelsea dhe vetë sulmuesi e shikojnë klubin e Premier League si një mundësi ideale ku Broja mund të luajë rregullisht për të fituar eksperiencë.