TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Besimi i të huajve për të marrë shërbim mjekësor në Shqipëri duket se vijon të rritet.
Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, mbi 400 të huaj kanë zgjedhur të marrin shërbim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).
“Shëndetësia shqiptare po bëhet një adresë besimi edhe përtej kufijve. Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, mbi 400 pacientë të huaj kanë zgjedhur QSUT për të marrë shërbim shëndetësor në Shqipëri.
Edhe kur një udhëtim kthehet papritur në një moment të vështirë shëndetësor, ata gjejnë në sistemin tonë shëndetësor profesionistë, teknologji dhe kapacitete për t’u përballur me nevojat e tyre”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
Ministria thekson se ky është një tregues i rëndësishëm i rritjes së cilësisë, kapaciteteve dhe besimit ndaj shërbimeve shëndetësore publike shqiptare.
“Nga urgjenca te diagnostikimi dhe trajtimi i specializuar, objektivi ynë është i qartë: një sistem spit