TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata në Krujë raportohet e rënduar, teksa banorët e lagjes Abaze, e cila ndodhet pranë njërës prej vatrave të zjarrit, kanë nisur të marrin masa për të larguar fëmijët, të moshuarit dhe sendet me vlerë.
Era po fryn me intensitet në zonë, duke favorizuar përhapjen e flakëve dhe duke e bërë situatën edhe më të vështirë.
Banorët po marrin masa për të penguar avancimin e zjarrit, ndërsa, sipas raportimeve nga terreni, kanë nisur të presin edhe pemë për të krijuar pengesa ndaj përhapjes së flakëve.
Situata në lagjen Abaze është ndjekur me shqetësim gjatë orëve të fundit. Raportimet e fundit bëjnë me dije se era ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa forcat operacionale vijojnë përpjekjet për kontrollin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.