TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në zonat e Farkës dhe Lundrës.
Sipas informacioneve paraprake, një tubacion është çarë pranë rrethrrotullimit të Tegut, duke sjellë ndërprerjen e furnizimit me ujë për banorët e këtyre zonave.
Ekipet e UKT-së kanë mbërritur në terren dhe kanë nisur punën për evidentimin dhe riparimin e defektit. Ndërhyrja vijon për të rikthyer sa më shpejt furnizimin normal me ujë.
Banorët e Farkës dhe Lundrës do të vijojnë të kenë probleme me furnizimin deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e presionit në rrjet.
Ndërkohë, drejtuesit e punimeve pritet të njoftojnë për rikthimin e furnizimit me ujë sapo ndërhyrja në tubacion të përfundojë.