AKTUALITET, 12 August 2026, 21:23

FOTO/ Eklipsi i pjesshëm ngjyrosi qiellin e Fierit, Hëna “zë” Diellin teksa ai perëndon

Qielli mbi Fier mori nuanca të kuqërremta gjatë eklipsit të pjesshëm të Diellit, i cili u shfaq këtë të mërkurë dhe u ndoq me interes edhe nga qytetarë të shumtë në Shqipëri.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin spektakolar kur Hëna “zë” një pjesë të Diellit, teksa ai perëndon në horizont. Më pas, qyteti mbulohet gradualisht nga një tis i lehtë errësire, duke krijuar një pamje të veçantë në qiellin e Fierit.

Fenomeni astronomik u vëzhgua në disa zona të vendit, ndërsa ngjyrat e kuqërremta të qiellit dhe perëndimi i Diellit i dhanë eklipsit një pamje edhe më mbresëlënëse.